Lajme

VILDANA-Foundation

Më datën 18.01.2021 është hapur në Zvicër zyrtarisht fondacioni i mërgatës shqiptare i quajtur VILDANA-Foundation, me adresë Neuenhof AG – Zvicër dhe me numër regjistrimi CH-400.7.448.634-5. Ky fondacion mori emrin Vildana, të një gruaje ambicioze që vjen nga një familje në Kosovë, e lindur në St. Gallen (CH), me karakter të lartë humanitar, e njohur për kontributin e saj familjar dhe shoqëror duke ndihmuar me mjete financiare studentët në aftësimin e tyre profesional. Vildana vdiq në moshën e re 30 vjeçare, por vullneti dhe përpjekja e saj për të siguruar ndihmë humanitare është rrënjosur thellë në vizionin dhe qëllimin e fondacionit. Me këto vlera, VILDANA-Foundation u themelua në vitin 2021 nga familjarët e saj dhe miqtë e tyre.

Qëllimi i fondacionit është mbështetja e studentëve të talentuar shqiptarë në rajone me origjinë shqiptare (veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni Veriore) me bursa. Ky fondacion synon të sigurojë mbështetje financiare duke mbuluar tarifat e shkollimit dhe të promovojë studentë të institucioneve arsimore pavarësisht nga mosha, kualifikimi, prejardhja fetare dhe/ose kulturore në rajonet e lartëpërmendura.

Mëso më shumë…

Botimi i librit: SHOQËRI PA KULTURË

Fondacioni VILDANA-Foundation si një nismë premtuese që jep kontributin e saj në progresin e nevojshëm urgjent, si dhe në zhvillimin dhe promovimin e talentëve.

Doli në shitje libri i sociologut Labinot Kunushevci, një ndër librat më të kërkuar që më së miri e shpjegon shoqërinë kosovare në kontekstin e realitetit kritik, botim nga ”Artini” në Prishtinë, 327 faqe, i strukturuar në 5 kapituj, recensuar nga Prof. Ibrahim Berisha. Libri është redaktuar nga Demë Topalli dhe dizajnuar nga Arsim Murseli.

Mëso më shumë…